Prapaskena

Mos harroni të merrni çadër me vete, parashikimi i motit për sot

Publikuar: 06/03/2021

Sot mos harroni të merrni çadrën me vete.

Sipas MeteoAlb: Veriu dhe Qendra deri në mesditë moti paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare, por reshje të pakta shiu do ketë skaji Jugor. Pjesa e dytë e ditës sjell largim të reshjeve nga i gjithë vendi duke diktuar mot të kthjellët dhe vranësira të herëpashershme.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat e mëngjesit, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 në verilindje deri në 16°C në jugperëndim.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2- 3 ballë.

 



Më të lexuarat