Prapaskena

Sanremo, kënga e Ermal Metës zgjidhet më e pëlqyera nga publiku

Publikuar: 05/03/2021

Këngëtari, Ermal Meta edhe këtë herë i ka bere krenar të gjithë shqiptarët.

Ai u ngjit në skenën e Festivalit të Sanremo 2021 me këngën “Un milione di cose da dirti”, e cila është përcaktuar si kënga me tekstin më poetik të këtij edicioni.
https://www.youtube.com/watch?v=Kni7wZw03-c
Ndërkohë sipas klasifikimit të përgjithshëm të dy netëve të para, bazuar në votat e publikut, këngëtari kryeson listën me 26 artistë. “I aftë të prekë telat e shpirtit dhe të kontaktit që Meta gjithmonë i ka treguar në diskografinë e tij me hir dhe elegancë, duke përkëdhelur me delikatesë ekstreme vorbullën e emocioneve njerëzore dhe dashuritë e papritura, të mbetura kushedi për sa kohë në pritje”, shkruan Vanity Fair Italia.



Më të lexuarat