Prapaskena

Aksident tragjik në Kashar, makina përplaset me murin, vdesin 2 vëllezërit dhe kushëriri! Arrestohet shoferi, dyshohet se ishte i dehur (Emrat)

Publikuar: 05/03/2021

Një aksident tragjik me 3 viktima ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Kodër-Kashar, duke u ka marrë jetën 2 vëllezërve dhe kushëririt, të cilët ishin pasagjerë në makinën tip ‘Opel’ që u përplas me murin.

Vitkima të këtij aksidenti janë Ismail Sulaj 66 vjeç, Belul Sulaj 63 vjeç dhe Dashamir Dema 50 vjeç. Ismail Sulaj dhe Belul Sulaj janë vëllezër me njëri tjetrin, ndërsa këto të dy, bashkë me viktimën tjetër janë kushërinj të shoferit 29-vjeçar Zija Stefanescu (Murati).

Makina tip “Opel” e drejtuar nga 29-vjeçari, ka dalë nga rruga dytësore “Hajdar Valisi” duke u përplasur me murin, mbrëmë rreth orës 23:30. Shoferi i makinës u dërgua menjëherë pas aksidentit në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa më pas është arrestuar nga policia.



Më të lexuarat