Prapaskena

“Procesi është i padrejtë”, gjyqtarja e Krujës mbërrin me pranga në KLGJ

Publikuar: 04/03/2021

Gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha mbërriti me pranga në duar në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ajo shoqërohej nga forcat e policisë, ndërsa the se procesi ndaj saj ishte i padrejtë.

Për Hoxhën, e arrestuar për korrupsion së bashku me 9 persona të tjerë, ILD ka kërkuar shkarkimin nga detyra.

Por edhe këtë të enjte, seanca u shty sërish. KLGJ vendosi që seanca e radhës të mbahet më datë 11 Mars, duke pranuar kërkesën e gjyqtares dhe avokatit të saj që kërkuan kohë për parashtrim.

Për gjyqtaren e Krujës është vendosur vetëm masa e pezullimit nga detyra pas arrestimit të saj nga SPAK. Ndërsa dy ditë më parë Apeli konfirmoi masën e arrestit me burg për Hoxhën.

Enkleda Hoxha së bashku me avokatin Aldo Tabaku dyshohet se në bashkëpunim kanë marrë para për të ulur dënimin dhe për të liruar me kusht persona të dënuar me burgim të përjetshëm.



Më të lexuarat