Prapaskena

Najada Çomo futet në politikë? Rama e fton të garojë për deputete në listat e PS

Publikuar: 04/03/2021

Ndërkohë që kanë mbetur vetëm pak orë deri në përfundimin e afatit për regjistrimin e listave të partive apo koalicioneve garuese në zgjedhjet e 25 Prillit, kryeministri Rama ka kthyer sytë nga njerëzit që kanë fituar reputacion gjatë periudhës së Pandemisë.

Një ndër to, që Rama mendon se mund t’i sjellë vota është pikërisht Drejtoresha e Infektivit, Najada Ccomo, e cila është ftuar nga kreu i qeverisë për të qenë pjesë e listës së socialistëve në këto zgjedhje.

Mbetet për t’u parë se si do ta presë Ccomo këtë ftesë dhe nëse do të pranojë apo jo të kandidojë për socialistët duke e lënë Infektivin në një moment tepër delikat për shkak të Pandemisë.



Më të lexuarat