Prapaskena

Fatos Klosi: Meta do të bëjë gjithçka për të bllokuar formimin e qeverisë nga PS

Publikuar: 04/03/2021

Lufta mes mazhorancës socialiste dhe Presidentit të Republikës pritet të ashpërsohet tej mase pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, pasi dekretimi i qeverisë së re është në dorë të Ilir Metës.

Në korridoret e politikës dhe medias flitet se nëse Partia Socialiste merr më pak se 71 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, pritet të hapet një debat mbi partinë që duhet të mandatohet nga kreu i shtetit për të formuar qeverinë e re.

Këta zëra shprehen se presidenti Meta mund të bllokojë dekretimin e qeverisë së re nëse PS del forcë e parë, por nuk ka numrat e nevojshëm në Parlament. Të njëjtin mendim ndan edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, i cili paralajmëroi se Meta do të bëjë gjithçka që të bllokojë formimin e qeverisë nga socialistët, ndërsa theksoi se kjo gjë do të varet nga rezultati që do të korrë Lëvizja Socialiste pr Integrim me zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë mendoj se fati i marrëveshjes që ka bërë Partia Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim do të varet nga rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit.

Por mendoj se presidenti Ilir Meta duke parë rezultatin e LSI-së ka gjasa që ta pengojë formimin e qeverisë së re nga PS, në një mënyrë apo tjetër.

Ndërkohë mendoj se Iliri, Lulin e ka një kafshatë, pasi përmes këtyre deklaratave që po thotë jap dorëheqjen nga presidenti në 26 prill dhe marr drejtimin e opozitës, po i dërgon atij paralajmërime, që i thotë shiko se jam edhe unë dhe do bësh si them unë. Por megjithatë, gjithçka do të varet nga vota e qytetarëve”, deklaroi ai.



Më të lexuarat