Prapaskena

Vritet me breshëri kallashnikovi 31 vjeçari në Vlorë! Autori zbriti nga makina me xhama të zinj, zbulohet dhe arrestohet

Publikuar: 03/03/2021

Taulant Gjika, 31 vjeç, është ekszekutuar pak më parë në Vlorë! Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes të ditës në rrugën Transballkanike pranë Gjykatës së Apelit.

31 vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një person i veshur me të zeza, i cili ka zbritur nga një makinë me xhama të zinj. Në këto momente viktima ka qenë duke ecur në trotuar shumë pranë një lokali, dhe pas të shtënave është shtrirë në trotuar.

Pak minuta pas vrasjes autori ka rënë në prangat e policisë, pasi është mundur të identifikohet nga dëshmitarët që ishin pranë vendit të ngjarjes.



Më të lexuarat