Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot drejtuesit politikë në qarqe në selinë e PS.
Kjo është një mbledhje rutinë që zhvillohet çdo fillim jave mes kryeministrit dhe drejtueseve politikë, por për shkak se ditën e djeshme Rama ishte në Bruksel në kuadër të Këshillit të 11-të Stabilizim Asocimit, mbledhja është zhvendosur për ditën e sotme.
Në fokus të diskutimeve mes tyre është vijimësia e fushatës elektorale, ndërsa na ndajnë më pak se dy muaj nga zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas të gjitha sondazheve, Partia Socialiste fiton zgjedhjet e 25 prillit 2021, por nuk përjashtohen surprizat.