Prapaskena

Merret vendimi i papritur për mjekun milioner të QSUT!

Publikuar: 02/03/2021

Gjykata e Posaçme, ka liruar kardiologun Edvin Prifti. Mjeku u arrestua pasi iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë, gjatë kontrollit në banesë dhe në zyrë.

Ndërkohë, mesohet se ka mbetur në fuqi masa e pezullimit nga ushtrimi i detyrës.

Kujtojmë se mjeku i njohur është zbuluar rastësisht nga SPAK, pasi kjo e fundit kishte vënë në përgjim sekretaren e gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi, e cila u arrestua bashkë me gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe dhjetë persona të tjerë për vapën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Teksa SPAK e kishte vënë në përgjim Mallkuçin, zbulon se kjo e fundit fliste me mjekun Prifti për operacionin e nënës, për të cilin ai i kishte kërkuar para.

 



Më të lexuarat