Prapaskena

I vdiq i ati nga Covid-i, Çiljeta: Veliaj më bëri një nder të madh! Berisha? Pika ime e dobët!

Publikuar: 02/03/2021

Këngëtarja Çiljeta Çilaga ka treguar mbrëmjen e sotme që kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i ka bërë një nder të madh kur i vdiq babai, por nuk dëshiron ta thotë se çfarë.

Çiljeta komentoi, gjatë një interviste për “Jashtë loje”, dhe përballjen Rama-Basha, duke thënë se Ramës i uron fitoren e ndërsa Bashës iu drejtua me ironi “suksese në jetë”.

“Lulzim Bashës do i thoja- Suksese në jetë dhe në karrierë, ndërsa Edi Ramës do i thoja: Urime fitoren!

Lali Eri ka bërë një veprim që nuk di a thuhet në televizion, por mua nuk më kishte shkuar në mendje që do e bënte dikush edhe duke menduar që jam e PD. Që kam qenë, sepse nuk jam më.

Doktori (Berisha) është pika ime e dobët, por unë nuk jam më pjesë, por Erioni ka bërë një veprim që nuk do e them, por kam krijuar shumë respekt për të.

Do i thoja faleminderit. Ka lidhje me vdekjen e babit, nuk do e them publikisht, por ndonjëherë të gjenden njerëz që ti nuk e mendon kurrë dhe e falënderoj realisht,” u shpreh Çiljeta, e cila ka qenë dikur pjesë e PD-se.



Më të lexuarat