Prapaskena

E dhimbshme! Valentina Leskaj humb të shoqin nga koronavirusi, ja fjalët e saj prekëse

Publikuar: 27/02/2021

Bashkëshorti i ish-deputetes së Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, ka ndërruar jetë nga COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Leskaj përmes një postimi në “Facebook”.

“Të dashur miq sot është një ditë shumë e vështirë për mua, dy djemtë e mi Arianin, Besnikun dhe familjet e tyre. Humbëm njeriun tonë të dashur, bashkëshortin e babain model, gjyshin e dashur që nuk ja doli dot me sëmundjen e Covidit”, shkruan ish-deputetja.

Kjo e fundit thekson se për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi ceremonia e varrimit do të jetë private.



Më të lexuarat