Mjeku Ilir Alimehmeti deklaroi se Fieri ishte qyteti që kishte pozitivitetin më të lartë javën e kaluar dhe në rast se do aplikohej testimi masiv me testet e shpejta, të gjitha ato do i kryente pikërisht në këtë qytet. Përkthyer në shifra, ai theksoi se për rreth 9000 teste të paktën gjysma e tyre do të dilnin pozitivë.
“Javën e kaluar Tirana kishte një pozitivitet testit rreth 15%, Fieri e kishte 65.7%. Në Fier për çdo tre testime, dy na dalin pozitive. Nëse do testonim 9160 teste nesër do i bënim në Fier, atje kemi problemin më të madh.
Të paktën gjysma do dilnin pozitivë. Ky është çelësi. Që persona pozitivë të izolohen. Çelësi ka qenë gjithmonë ky. Kështu ndërpritet zinxhiri i transmetimit. Ne vazhdojmë këmbëngulin te survejanca pasive”, u shpreh ai.