Zbardhen detaje të reja nga atentati me armë zjarri silenciator në afërsi të Piramidës, në kryeqytet.
Mësohet se viktimë ka mbetur biznesmeni 65-vjeçar nga LApardhaja e Beratit Behar Sulo Sofia, banues në “Rrugën e Qelqit” Kombinat. Ai u u qëllua mëngjesin e sotëm me armë me silenciator dhe mori dy plumba. Megjithëse u transportua në spital, nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor ka marrë ndërkohë dhe pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të bizneseve dhe objekteve pranë vendit të ngjarjes. Mësohet se Sofia është një emër i njohur për policinë.
Ai ka jetuar disa kohë jashtë vendit ku, sipas të dhënave ka ushtruar aktivitet të paligjshëm me trafik droge, teksa në Shqipëri ka pasur disa biznese në kryeqytet që më vonë i ka mbyllur.