Prapaskena

Terror në Krujë, 4 të armatosur me kallashnikov futen në lokal dhe dhunojnë barbarisht të riun (Video)

Publikuar: 19/02/2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në një lokal në Krujë, ku katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë ushtruar dhunë barbare ndaj një të riu.

Sipas burimeve të Syri Tv, ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë stacionit të policisë në Krujë. Katër persona të maskuar dhe me armë, kanë hyrë në një lokal.

Nën kërcënimin e armëve ata u kanë kërkuar fillimisht klientëve të lokalit të mos lëvizin, dhe më pas kanë tërhequr një të ri në mesin e lokalit duke e rrahur barbarisht me shkop. Pasi e kanë qëlluar disa herë dhe kërcënuar të riun në sy të klientëve, personat e maskuar janë larguar nga lokali.



Më të lexuarat