Tre makina janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në lagjen “Çlirimi”, në parkimin e jashtëm të një qendre tregtare. Sipas versionit zyrtar të Policisë, zjarri fillimisht ka rënë në mjetin tip “Benz”, në pronësi të N.K., si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet.
Zjarri nga mjeti më pas është përhapur edhe tek dy makinat e tjera, dhe më pas tek një magazinë, e cila është dëmtuar pjesërisht. Në vendngjarje, shumë pranë Komisariatit të Policisë, ndodhet grupi hetimor, i cili ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen.