Prapaskena

Vdekja e mjekut nga Covid-i, trondit i biri: Kam prova! Najada Çomo i refuzoi shërbimin!

Publikuar: 18/02/2021

Djali i mjekut neurolog Ali Kuqo, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë, ka deklaruar se babait të tij i është refuzuar shërbimi pranë spitalit COVID 1 nga shefja Najada Çomo.

Altin Kuqo, edhe ai mjek, ka replikuar në një shënim të publikuar nga QSUNT në Facebook, për rastin e dy vajzave të Rifat Lalos, thotë se edhe babait të tij i është refuzuar shërbimi në spitalin COVID 1.

Madje Kuqo shton se për këtë gjë disponon edhe të gjitha provat e refuzimit të shërbimit prej Najda Çomos, ndaj mjekut neurolog.

‘Babait tim profesor i nderuar i Neurologjise dhe ish mjekmi QSUNT dhe mua si mjek qe punoj ne QSUNT na u refuzua sherbimi prane spitalit Covid 1 nga shefja Najada. Dhe une disponoj te gjitha provat e refuzimit te sherbimit prej saj.’- shkruan Kuqo.



Më të lexuarat