Prapaskena

Mjeku i QSUT e kishte kthyer shtëpinë dhe zyrën në bankë me paratë që u merrte pacientëve

Publikuar: 12/02/2021

E kishte kthyer shtëpinë dhe zyrën në bankë me paratë që u merrte pacientëve. Tirja e tmerrshme nuk është asgjë para tij. Në shtëpinë dhe zyrën e mjekut të arrestuar nga SPAK Edvin Priftit, me detyrë kardiokirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë gjetur në total 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë.

Shumat e mëdha të parave kanë habitur edhe prokurorët e SPAK dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore. Ata gjithashtu kanë sekuestruar kompjuterin dhe celularin e tij.

Ndaj tij është vendosur mesa “Pezullim nga detyra” për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Mësohet se mjeku është kapur në përgjimet e SPAK teksa bisedonte me Manuela Mallakuçi, për një operacion të një familjari të kësaj të fundit.

Nga hetimet e kryera nga SPAK për arrestimin e 10 personave të cilët akuzohen se me skema korruptive ulnin vitet dhe lironin të dënuarit, është evidentuar edhe një rast korrupsioni në shëndetësi dhe në lidhje me këtë rast Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e Sigurisë ndaj shtetasve:

Gjithashtu u arrestuan: Trëndafile Frangu, infermiere në QSUT, është pezulluar nga detyra për veprën penale ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarit publik. Migena Skënderi, është lënë me masën detyrim paraqitje në polici për shkak se akuzohet për veprën penale Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve publik.

Falë hetimeve të këtij procedimi penal u bë e mundur të evidentohej një skemë e mirëfilltë kriminale sipas së cilës persona të dënuar që cilës vuanin dënimin në burgun e Fushë-Krujës, përfitonin ulje dënimi kundrejt dhënies së përfitimi të parregullt.

Të dënuarit kujdeseshin fillimisht që si mbrojtës të tyre të zgjidhnin avokatin Aldo Tabaku dhe ky i fundit falë marrëdhënies që kishte krijuar me gjyqtaren Enkeljeda Hoxha, mundësonte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit, kundrejt shumave të parave. Në shtëpinë e gjyqtares Enkelejda Hoxhaj u gjetën 10 mijë dollarë.



Më të lexuarat