Prapaskena

Nis kufizimi i lëvizjes pas orës 20:00, plasin gjobat në Bllok! Tirana në koas total trafiku! Binden rrethet, qytetarët ‘kyçen’ në banesë në orar

Publikuar: 11/02/2021

Nga mbrëmja e sotme kanë nisur masat e reja parandaluese ndaj Covid-19. Komiteti i Eksperteve vendosi ndalimin e qarkullimit nga ora 20:00 si dhe një sërë masash të tjera. Edhe pse në rrethe ora 20:00 boshatisi rrugët dhe çdo njeri u fut në shtëpi, duket se në Tiranë ora 20:00 i ka gjetur njerëzit duke nxituar për të ikur në banesë duke shkaktuar një trafik të rënduar thuajse në të gjitha akset kryesore të vendit. Në zonën e bllokut madje ka pasur edhe policë që kanë nisur me gjobat për drejtuesit e mjeteve që nuk kanë respektuar orarin e kufizimit.

Një vendim i tillë vlen për lëvizjen e njerëzve, por edhe për baret e restorantet, të cilat janë konsideruar si vatra kryesore të përhapjes së infeksion. Kjo ishte një nga masat e marra ditën e djeshme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, pasi vendi ynë njohu një rritje të madhe të të infektuarve në 24 orë.



Më të lexuarat