Prapaskena

Monika Kryemadhi hyn në një shtëpi ku SPAK ka izoluar një të korruptuar

Publikuar: 11/02/2021

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, nuk ndahet njerëzit e korrupsionit, ashtu siç nuk ndahet Edi Rama nga elementet e krimit, pavarësisht mesazheve kërcenuese të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Dy ditë më parë, Monika Kryemadhi hyri në shtëpinë e Ada Demirit në Qytetin Studenti në Tiranë, bashkë me një shpurë të partisë së saj. Kryemadhi, pas hyrjes në banesë e prezantoi Adën si kandate për deputete të LSI në Trianë.

Ada është vajza e ish-gjyqtarit Skënder Demiri, i arrestuar për korrupsion. Pas arrestimit nga SPAK, Demiri është mbyllur në arrest shtëpie. Nuk është çudi që Demiri të ishte në dhomën ngjitur ku ishte Monika.

Disa ditë më parë, Monika ka shpallur kandidat për deputet edhe Aldi Fushën, djalin e ish-Prokurorit Petrit Fusha, i larguar nga drejtësia nga frika e Vetingut dhe që ka bërë 1 milionë euro pasuri të dyshimtë.



Më të lexuarat