Prapaskena

“As plumbi s’më ndal”! Kryemadhi: Edhe Enver Hoxha të ngrihet nga varri…!

Publikuar: 11/02/2021

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, shprehu sot bindjen se forca politike që ajo drejton, do të dali “forcë e parë” në zgjedhjet e 25 prillit.

Kryemadhi theksoi se atë nuk e ndal “as plumbi” dhe se kryeministri Edi Rama do të largohet pas zgjedhjeve.

“Edhe sikur Enver Hoxha të ngrihet nga varri, nuk tërhiqem”, tha Kryemadhi, duke shtuar se zbatimi i programit elektoral të LSI është i panegociueshëm.

“Po i them Edi Ramës dhe të gjithë shërbëtorëve të tij që asnjëri nga ne nuk do iki nga kjo botë pa larë borxhin dhe pa marrë hakun e vetë. Kështu që të jetë i kujdesshëm atij i them dhe kujtdo tjetër që mendon se mund ta ndalojë Monika Kryemadhin. Monika Kryemadhin as plumbi nuk e ndalon. Edhe po përdori plumb Edi Rama ndaj Monika Kryemadhit të jetë i bindur që do të ketë më mijëra plumba që do të jenë vota ë 25 prill për Edi Ramën që do zhdukin atë dhe farën e tij ë poshtër nga Shqipëria.

Unë nuk tërhiqem asnjë moment asnjë sekondë, jo ti të jesh Edi Rama, jo beretat e spacatorëve të tu të dhunës, jo Taulant Balla por dhe të ngrihet nga varri dhe Enver Hoxha unë nuk tërhiqem. Më 25 prill LSI do të jetë forcë e parë, forcë e paparë, forca e rinisë shqiptare, forca e djemve dhe vajzave shqiptarë që e duan vendin e tyre, nuk e shesin por përkundrazi e mbrojnë. Nuk ka ujë që të lan det dhe oqean. Kështu që me ty mbarova Edi Rama”, tha Kryemadhi.



Më të lexuarat