Marrin rrogën, dietat dhe shpërblimet e plota, por nuk shkojnë asnjë ditë në Kuvend. 17 deputetë nuk kanë shkelur në Kuvend gjatë muajit dhjetor 2020, por megjithatë, përveç pagës bazë, kanë përfituar deri në vlerën 1.6 mijë USD gjatë muajt dhjetor dieta dhe rimbursime për shpenzimet për telefon, karburant apo qera banese.
Disa prej tyre nuk kanë shkuar asnjë ditë në Kuvend gjatë gjithë vitit 2020, por rrogën e kanë marrë të plotë. Mes tyre janë Tom Doshi dhe Sadri Abazi, të cilët kanë marrë dhjetra milionë ero tendera, me kompani që i kanë kaluar në emër të të afërmve të tyre.
Lista
Tom Doshi, 94,625 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Sadri Abazi, 84,641 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Bujar Çela, 132,250 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Fidel Ylli, 85,839 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Ismet Beqiraj, 94,625 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Rrahman Rraja, 123,464 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Fatjona Dhimitri, 162,000 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Andi Permeti, 57,000 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Selami Jenishehri, 152,016 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Besnik Troplini, 84,641 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Ramazan Gjuzi, 89,522 lekë dieta dhe rimbursime, 123,727 lekë paga
Vilma Bello, 162,000 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Lefter Koka, 48,214 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Dritan Bici, 155,702 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Lindita Nikolla, 88,660 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Elda Hoti, 88,660 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga
Enada Kapllani, 162,000 lekë dieta dhe rimbursime, 118,215 lekë paga