Presidenti Ilir Meta në një prononcim për mediat nga Korça është pyetur sërish nga gazetarët për akuzat që ish-kryeministri Fatos Nano hodhi ndaj tij.
“Fakti që kemi bërë dekriminalizimin tregon se ka qenë një problem i madh. Më 25 prill të tregohet vullnet nga forcat politike dhe qytetarët për t’u distancuar nga figurat që nuk përfaqësojnë shqiptarët dhe që kanë probleme ligjin.”
Pyetje: Fatos Nano iu ka kujtuar shtatë mëkatet e biblës
-E kam thënë edhe më parë, zero koment për zero ngjarje. Edhe të merresh me kumar edhe të citosh biblën nuk shkon.