Prapaskena

‘Truri’ i arratisjes së Alket Rizait! Mori peng pilotin e helikopterit për të nxjerrë mikun nga burgu, ‘kapoja’ arrestohet në Greqi

Publikuar: 06/02/2021

‘Truri’ i arratisjes së Alket Rizait dhe Vasilis Paleokostas me helikopter nga burgu ka rënë në prangat e policisë greke! 44-vjecari shqiptar, është arrestuar në Kretë. Shqiptari Gentian Lelaj, është personi qe mori peng pilotin e helikopterit në 2009 duke e detyruar të zbresë në burgun Koridhalos.

Por arrestimi i tij nuk është bërë për këtë arsye. Panajot Papa allias Gentian Lelaj është arrestuar si pjesëtar i një grupi kriminal që sillte drogë me kamion nga Holanda në Greqi.

Policia greke ka sekuestruar 25 kg marijuanë dhe 3.6 kg kokaine në një kamion që kishte ardhur nga Holanda dhe që kryente shpesh udhëtime duke hyre ne Greqi përmes portit të Igumenicës dhe Patres. Policia ndërhyri në momentin që droga do të futej në një taksi në Athinë. Operacioni u zhvillua njëkohësisht ne Kretë e Athinë ku u arrestuan dy shqiptarë 42 dhe 44 vjeç dhe 5 grekë mes të cilëve një femër, të gjithë të moshës nga 46-71 vjeç.

Policia sekuestroi 7000 euro ne momentin e kapjes se drogës, ndërsa në banesat e tyre edhe 24.000 euro të tjera, si dhe sasi të ndryshme lëndë narkotike marijuane dhe heroinë.

Ai rezulton i arrestuar edhe në vitin 2015 si pjese e një grupi që trafikonte kokaine nga Holanda për në Greqi me kamionë dhe e shpërndante me taksi.



Më të lexuarat