Prapaskena

“Më përdhunoi e më dogji me çakmak”! Denoncimi tronditës i shqiptares për të atin

Publikuar: 04/02/2021

Një ngjarje e rëndë është denoncuar këtë të enjte në vend. Mësohet se një vajzë 16 vjeçe ka denoncuar babanë e saj për abuzim seksual.

Bëhet fjalë për 61-vjeçarin B. M., i cili denoncohet nga e bija se ka abuzuar për një kohë të gjatë me të.

Më poshtë po ju sjellim një pjesë të dëshmisë rrëqethëse të 16-vjeçares, e cila thotë mes të tjerash se i ati e ka djegur me çakmak, pasi ajo e ka kundërshtuar.

“Më ka abuzuar per nje kohe te gjate, herën e fundit kundërshtova me forcë dhe më dogji me çakmak deri sa kreu marrëdhënie. I thash mamit: dua të tregoj diçka shumë të rëndë dhe ajo më tha: Flasim nesër se jam shumë e lodhur”, mësohet të ketë thënë e reja.



Më të lexuarat