Prapaskena

Digjet makina e punonjësit të hipotekës së Vlorës, e motra: Kam gjyq me ish-burrin për djalin, mund ta ketë bërë ai

Publikuar: 04/02/2021

Një makinë është djegur në Vlorë, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, rreth orës 03:25 e mëngjesit, ku ka marrë flakë mjeti tip ‘Toyota’ në pronësi të 32-vjeçarit Ermal Hoxha.

Mësohet se Hoxha është punonjës i hipotekës së Vlorës. Makina e tij në momentin që ka marrë flakë, ishte parkuar pranë banesës së tij, dhe nga kqyrja paraprake dyshohet se është e qëllimshme.

Lidhur me ngjarjen ka folur motra e 32-vjeçarit, Saimira Hoxha, e cila pretendon se vëllai nuk ka konflikte me njëri dhe se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së tij, por ka pranuar edhe një pistë tjetër. Në një prononcim të shkurtër para kamerave, ajo ka pranuar se prej 6 vitesh ka probleme me ish-bashkëshortin, i cili kërkon kujdestarinë e djalit.

Ndërkohë që grupi hetimor ka nisur nga puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit për të bërë të mundur më pas edhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Saimira Hoxha, e motra e punonjësit të Kadastrës, të cilit iu dogj makina gjatë natës, teksa e kishte parkuar në oborrin e banesës. Ajo është shprehur se mjeti mund të jetë djegur për shkak të profesionit të 32-vjeçarit, megjithatë nuk ka përjashtuar pistën e problemeve familjare. Para kamerave ajo ka treguar se pas zjarrit mund të jetë edhe ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ka më shumë se 6 vite që përballet në gjyq.

Ishte ora 3 e mëngjesit dhe ndjeva borinë e makinës. Makina kishte marrë flakë nga ana e shoferit, makina mori direkt flakë. Vëllai nuk ka konflikte. Ermali nuk ka konflikte, nuk ka shkelur asnjë në kallo. Kam proces gjyqësor me ish-bashkëshortin. Kam gjyqin më 9 shkurt dhe e ngre si ide këtë. Mund të jetë ish-bashkëshorti im, për të marrë djalin e tij. Nuk ka arritur dot ta marrë. E bën për të marrë djalin, që të thotë se fëmija nuk ka siguri atje,”-u shpreh ajo. 



Më të lexuarat