Një ngjarje tronditëse u regjistrua në Divjakë, ku shtetasi Saimir Meçani, 36-vjeç nga Lushnja rrahu dhe abuzoi seksualisht gjyshen 89-vjeçare, duke u vënë më pas në pranga.
Fotot e 89-vjeçares të publikuara nga JOQ, por pa ruajtur anonimatin, pushtuan rrjetin, ndërsa të shumtë ishin ata që e dënuan këtë akt.
Por kush janë pronarët e JOQ që publikuan fotot për disa like më shumë?
Gazetari Ilirian Blloshmi ka publikuar dhe fotot e administratorëve të JOQ. Bëhet fjalë për Erland Dalliu, 29 vjeç dhe Gentian Çengeli, 39 vjeç.
Sipas tij, këta ‘mostra’ përdoren nga Ilir Meta për të vënë gjoba bizneseve. I revoltuar ai shkruan se duhet të varen bashkë me ‘mostrën’ tjetër tek Sheshi Skënderbej, për këtë që bënë.
“Këta dy monstrat jane “administratoret” e JOQ. Jane keta dy monstra që publikuan foton e 90 vjecares se perdhunuar nga djali qe kishte sjelle në shtepi nusja e djalit te 90 vjecares. E bene per te marre disa like me shume.
Keta monstra qe perdoren nga Ilir Meta per te vene gjoba bizneseve qe nuk paguajne tek Iliri dhe LSI.
Keta duhet te varen bashke me ate monsteren mu tek sheshi Skenderbe.
Administratoret e JOQ Erland Dalliu, 29 vjeç, Gentian Çengeli, 39 vjeç.”
Meçani u prangos dy ditë më parë nga policia e Divjakës e cila ndaj tij ngriti dy akuza. 36 vjeçari rrezikon 12 vite burg, ndërsa në Greqi ka qenë i dënuar për përdhunim ndaj kushërirës së tij të mitur.