Prapaskena

“Shpërthen” avokati: Këta kriminelë injorantë na lodhën 31 vite, tani të mos guxojnë…!

Publikuar: 03/02/2021

Avokati i njohur, Sajmir Vishaj, tha në emisionin “Real Story”, në News24, se “Shqipëria ka një ndër ligjet më të ashpra në botë, që është ai i Dekriminalizimit”.

Duke i dhënë të drejtë analistit Arjan Vasjari, se në fushata elektorale po përfshihen njerëz të inkriminuar, avokati u shpreh se ka ende injorantë, që mundohen përmes lekëve, të bëhen pjesë e fushatës.

Por, sipas tij, këta persona duhet të bëjnë shumë kujdes, pasi përgjegjësia është individuale dhe në vitin 2021 nuk i mbron dot kryetari i partisë.

“Sot ka një ligj që çdo kandidat ka përgjegjësi individuale. Secili ka përgjegjësi penale për vetëdeklarimin. Nuk mund t’i themi ne që ju keni paraqitur kandidatë. Ai kandidat duhet të jetë i çmendur sot në vitin 2021, që të ofrohet si kandidat me të shkuar kriminale. Bashkohem me mikun tim që kemi shumë kandidatë që kanë ndërruar emra, dhe këtu duhet të kemi kujdes. Por nuk mund të bartin kryetarët një deklarim që e vetëdeklaron çdo kandidat vetë. Ka persona ende injorantë, të dënuar jashtë shtetit me emra të tjerë, që mundohen përmes lekëve, të cilat mund të hidhen në fushatë. Por nuk mund t’i kërkojmë llogari subjektit politik për këtë. Në 2021 duhet të kenë kujdes shumë këta persona, se nuk i mbron dot as kryetari i PS, as i PD. Çdo person që është i inkriminuar, jemi të lodhur 31 vite nga injorantët, duhet të bëjë kujdes tani. Përgjegjësia është individuale”, u shpreh Vishaj.



Më të lexuarat