Prapaskena

Pas Teas, pritet ‘bomba’ për Melisën, është në një lidhje me…

Publikuar: 03/02/2021

Pas zbulimit të lidhjes së Teas me Beartin, pasi Tea doli çift me Andin nga Për’Puthen, pritet të palsë skandali i radhës, që komprometon rëndë emisionin, duke e kthyer në një telenovelë turke. Në rrjet kanë nisur të qarkullojnë fotot e para që flasin për një lidhje të Melisës me Andin, i cili luajti mashtrim e madhe me Tean.

Nga fotot kuptohet se ata kanë qenë të njëjtën banesë si dhe kanë shkëmbyer edhe rrobat. Melisa ka mohuar të ketë lidhje me Andin, por kështu bëri edhe Tea, deri kur u publikuan fotot e plota dhe pranoi se ishte në një lidhje me Beartin, kur para publikut shfaqej me Andin.

Kështu ndodhi edhe me Ana 1, që u zgjua tek shtëpia e një konkurrenti, ndërkohë që flirtonte me Fatjonin dhe kërkonte të lidhej me Atdheun. Nga ana tjetër, Fatjoni ka paralajmëruar se Melisa ishte e lidhur me një nga konkurrentët.

Debati në studio:

Melisa: Kjo s’është asgjë, Kam qenë të shtëpia e një shoqe. Ky kapuçi është i imi dhe ia fala Andit se ma pa një ditë në program.

Lediana: Ka dhe të tjera, në rrjete sociale duket dhe cepi i shtëpisë që duket i njëjtë.

Melisa: Çfarë do të thuash me këtë ti, unë po të them jam shumë e qetë, dhe nuk dua të merrem me llafe.

Lediana: Unë se besoj që është rastësi

Melisa: Po ca të bëj unë?

Lediana: Mos gënje pra.

Melisa: Po po të them pra që nuk është e vërtetë.



Më të lexuarat