Prapaskena

Shqiptarit i vjedhin zemrën, kthet pa të nga Barcelona në Tiranë. Shokohet familja. Prokuroria e Tiranës nis hetimet 

Publikuar: 02/02/2021

Nuk ishte dëgjuar më parë. Familja e një të riu shqiptar, që ka ndërruar jetë në Spanjë është tronditur, pas ekspertizës së bërë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Atij i mungonte zemra, të cilën ia kishin marrë.

Për pasojë mësohet se Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për “Shit-blerjen e paligjshme të organeve njerëzore”.

Bëhet fjalë për të riun e identifikuar Saimir Sula, i cili ka ndërruar jetë para disa ditësh në Barcelonë.

Për llogari të hetimeve të hapura në Shqipëri, autoritet spanjolle kanë sekuestruar kartelën mjekësore të të riut, në të cilën nuk është specifikuar që i mungon zemra.

Si rrjedhojë janë vënë nën hetim 4 mjekë. Hetimet janë përqendruar në motivet e vdekjes së të riut dhe transportin e tij nga Spanja drejt Shqipërisë.



Më të lexuarat