Prapaskena

“Tmerr i vërtetë, spitalet drejt kolapsit”! Zbulohet lloji dominues i koronavirusit që po alarmon botën

Publikuar: 01/02/2021

Teksa po përballet me Covid-19, Brazili është në luftë me kohën edhe për shkak të variantit të ri. Sipas të dhënave nga Washington Post, mendohet se ai është përhapur që në muajin Dhjetor.

Manaus, qyteti më i madh në Amazonë, tanimë po përjeton një tmerr të vërtetë. Spitalet kanë shkuar drejt kolapsit pasi oksigjenët kanë mbaruar. Varianti P1 tani duket të jetë lloji dominues i koronavirusit në Manaus. Si fillim ai u zbulua në Sao Paulo.

Shkencëtarët po përpiqen të përcaktojnë nëse është vërtet më i transmetueshëm ose thjesht ka shfrytëzuar sjelljen e Covid-19 në një rajon ku shumë njerëz kanë neglizhuar edhe masat anti-Covid 19. Mjekët e kanë përshkruar si një kapitull të ri të rrezikshëm në luftën kundër virusit. Nuk është vetëm rritja e pacientëve, por ashpërsia e rasteve të tyre.

Që nga fillimi i pandemisë, Manaus, një qytet me 2 milionë njerëz që shtrihet përgjatë lumit Amazon, është studiuar nga afër nga shkencëtarët. Autoritetet nuk vendosën kufizime te cilat duket se kanë qenë edhe një ndër faktorët negativë të përhapjes së virusit të ri.

Aktualisht numri i të infektuarëve në Brazil ka arritur në më shumë se 9 milionë, ku mbi 222 mijë kanë humbur jetën duke zënë vendin e dytë për shkallën më të lartë të vdekshmërisë.



Më të lexuarat