Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Në një video live në Instagram, ajo deklaroi se Melisa dhe Andi janë çift, por po lujanë dhe po i gënjejnë të gjithë.
Theksojmë se çështja më e përfolur gjatë tre ditëve të fundit ka qenë pikërisht fakti se përse Tea dhe Andi gënjyen publikun duke thënë se ishin çift, ndërkohë që Tea publikoi disa foto duke u puthur në buzë me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepi.
Shqipja tha:
Andi dhe Melisa janë bashkë dhe po iu gënjejnë dhe juve që jeni jashtë.
Gjithashtu ajo ka treguar se “Përputhen” nuk ka një kontratë që të detyron të bësh gjërat.
Ajo shtoi:
Programi nuk të detyron të bësh asnjë lloj gjëje, kanë dashur dhe e kanë bërë. Nuk ka një kontratë të atillë.