Një nënë e re ka folur për surprizën e saj kur binjakët e saj të racës së përzier lindën me ngjyra të ndryshme të lëkurës e madje dhe me flokë ndryshe.
32 vjeçarja Kayleigh Okotie, nga Londra është me racë të përzier ose ndryshe ‘mulate’, kurse partneri i saj Jordan King është me ngjyrë, por ata të dy u habitën kur erdhën në jetë binjakët e tyre në spitalin Universitar të Homerton.
Një ‘dredhi’ gjenetike bëri që, Jaziyah lindi me lëkurë të bardhë e flokë të drejtë, kurse motra e tij Naylah ka lëkurë më të errët dhe flokë me onde.
Kayleigh tha për The Sun: “Ata kanë karaktere shumë të ndryshëm, çka është e mrekullueshme të shohësh kur janë ende katër muajsh”.
Prindërit e nënës së re janë anglezë e nigerianë, ndërsa thotë se nuk e kishte menduar kurrë se binjakët e saj do të lindnin me ngjyra të ndryshme të lëkurës.
“Para se t’i shihja nga afër, edhe kur infermierët po kujdeseshin për ta dhe thonin sesa të veçantë janë, nuk e besoja atë që do të shihja.
Kayleigh thotë tashmë se dyshja ka nisur të krijojë karaktere të ndryshme, teksa Jaziyah është një bebe e relaksuar dhe e qetë, ndërsa Naylah është më e zhurmshme.
Por megjithë ndryshimet, ajo thotë se shikon gjëra të vogla që i bëjnë binjakët të ngjashëm, siç janë sytë e tyre ngjyrë çokollatë të errët.
Ajo tregon se katër fëmijët e tjerë të saj me moshë gjshtë, shtatë, 13 e 15 vjeç, që ka nga një marrëdhënie e kaluar, i adhurojnë dy binjakët e rinj.
Ajo shton se ka tashmë shtëpinë plot teksa të gjithë janë të emocionuar për dy binjakët e rinj dhe shpesh kërkojnë të kujdesen për ta.
Shanset që një çift me racë të përzier të ketë binjakë me ngjyrë të ndryshme të lëkurës janë një në një milion.
Ngjyra e lëkurës së një bebeje besohet se përcaktohet nga shtatë gene që kombinohen së bashku.
Nëse burri ose gruaja është me racë të përzier, vezët ose sperma e tyre përmban kode gjenetike për lëkurë të errët ose të bardhë, të cilat kur bashkohen krijojnë beben me racë të përzier.