Prapaskena

Dëshmia e tronditëse / Bamir Topi: Berisha më urdhëroi të ‘zhdukja’ Keshnik Spahiun

Publikuar: 01/02/2021

Bamir Topi është një nga njohësit dhe ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sali Berishës. Si i tillë, Bamir Topi, ëhstë edhe një nga dëshmitarët më të rëndësishëm të veprimtarisë kriminale të Sali Berishës, madje edhe më i rëndësishëm se sa Iazet Haxhia, pasi Topi ishte një figurë e rëndësishme në PD.

Për një periudhë Topi ishte krahu i djathtë i Berishës, më i besuari. Si me këdo tjetër që i dilte nga rreshti, Berisha e shpalli Topin puçist dhe armik në 21 Janar 2011, i rrethoi shtëpinë me SHIK-as dhe helikopterë të ushtrisë, e përndoqi këmba-këmbas, deri kur e nxori nga politika.

Dy vjet më parë, Bamir Topi botoi një libër me shumë dëshmi tronditëse mbi veprimtarinë kriminale të politikës shqiptare, por sidomos të Sali Berishës.

Ky libër duhet të administrohet sot nga drejtësia pasi është një dëshmi e rëndërishëm për krimin politik. Përpos shumë dëshmive të tjera, Topi rrëfen edhe se si Berisha e komandonte drejtësinë, si kërcënonte dhe shatazhonte ata që nuk i zbatonin urdhrin.

Topi rrëfen edhe rastin e përplasjes së Berishës me Kreshnik Spahiun, kur Spahiu ishte nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Këtë Këshill Berisha e përdorte KLD si litar të lagur.

Topi thotë se Berisha i kërkonte t’i hiqte qafet Kreshnik Spahiun, i cili kishte nisur të bënte ca lëvizje që e shqetësonin Berishën. Kreshniku doli shpumë shpejt kundër Berishës dhe krijoi Aleancën Kuq e Zi, partia e cila u shkatërruar nga Rama, Meta dhe Berisha para zgjedhjeve të 2013.

“Alo, Saliu jam! – u dëgjua zëri i tij. –Mirëmëngjesi, urdhëro! – ja preva shkurt. –Shiko, Kreshnik Spahiu po e kthen KLD-në në parti politike! – vazhdoi duke përdorur sharje të rënda dhe vulgare në adresë të tij. –Dëgjo, – i thash, -jam në makinë dhe do t’ju telefonoj pas pak nga zyra. Me të hyrë në zyrë i telefonova duke i thënë: -‘Së pari, po ju kujtoj nevojën e një komunikimi korrekt, për më tepër që sot jam këtu ku jam. Së dyti, Kreshnikun e keni zgjedhur ju dhe mos e paragjyko për asgjë, duke e sulmuar brutalisht. Nëse ke gjë për t’i thënë, thuaja drejtpërdrejt pa qenë nevoja të kalosh nëpërmjet meje. Së treti, sa të jem unë, do të punoj për pavarësinë e institucioneve!’. Më dëgjoi pa kundërshtuar”, shkruan Topi.

Topi ka treguar një tjetër moment tensioni me Berishën. “Pas një jave, pa asnjë komuniko, kur pothuajse gjithçka ishte vendor, me vjen një telefonatë nga Saliu.

‘Urdhëro!-i them.

Pa komunikim normal pyetu: Ku je?

–‘Po futem në shtëpi’.

Sigurisht që ajo orë, rreth 15:30, kur nuk kisha impenjim tjetër do më gjende në shtëpi. Në fakt sapo ndahesha me një shokun tim Edmondin, i cili ishte në dijeni të ftohjes së fundit.

Me një gjest për të ruajtur qetësinë, ai u afrua dhe po ndiqte bisedën. Ndërkohë Saliu vazhdoi në mënyrë taktike për të më vendosur në një raport me kërkesë llogarie: ‘Po mirë o z. kryetar, militantët e partisë kush do t’i presë Sali Berisha?’.

Toni i tij ishte i plotë, si i njeriut që tani do të kishte në dorë gjithçka, sipas tij edhe komunikimin me kolegët e afërt. Menjëherë iu përgjigja me sarkazëm: ‘Në mënyrë absolute jo! Sali Berisha e mbaroi punën me militantët, tani po merret me ndarjen e llokmave të pushtetit, madje edhe me Xhuvelin!”.

Duke kuptuar menjëherë peshën e rëndë të kësaj bisede u duket sikur vrulli i fillimit iu këput në mes.

Më tej vazhdova: “Ta kam bërë të qartë se me mua nuk mund të sillesh siç ke zakon me shumë të tjerë”. Ndërkohë Edmondi bënte gjeste për të më frenuar, pasi më njihte mirë në të tilla situata.

Vazhdova duke përfunduar: ‘Të lutem këtij telefoni mos i bjer më! – dhe e mbylla si bisedë duke i kthyer reston e bisedës së fundit dhe në mendjen time dhe bashkëpunimit politik.

Pavarësisht gjendjes psikologjike të mikut tim të pranishëm në këtë përplasje në telefon, u ndjeva i lehtësuar nga një peshëm që më shoqëronte gjatë gjithë periudhës së fundit”. (Pamfleti)



Më të lexuarat