Pas gjyqtares Enkeleda Hoxha, Inspektori i lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e prokurorit të Krujës Bujar Memia.
Prapaskena ka mësuar ILD, i është drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me një shkresë ku kërkon shkarkimin e prokurorit, me argumentin se ai ka favorizuar lirimin e të dënuarit me burgim të përjeshtshëm Hekuran Billa, i cili disa muaj pasi fitoi lirinë u ekzekutua në një atentat tek “Komuna e Parisit”, në kryeqytet.
Që prej ngritjes si institucion ILD-së i është pranuar kërkesa për shkarkimin e gjyqtarit të Korçës, Markeljan Kuqo, ndërsa për një prokurore i është refuzuar masa e tërheqjes së vëmendjes.
Ndërkohë nuk është shqyrtuar ende kërkesa për shkarkim e gjyqtares Hoxha, ku në mbledhjen e së premtes seanca u shty, për të dytën herë pasi gjyqtarja kërkoi më shumë kohë për tu njohur me çështjen.
Hoxha njihet si gjyqtarja që ka liruar nga burgu kriminelët e dënuar me burgim të përjetshëm.
Enkeleda Hoxha firmosi lirimin edhe lirimin e Billës e tij me pretendimin se duhet të punonte për ilaçet e prindërve të moshuar, ndonëse Billa ishte pronar i disa bizneseve në kryeqytet.
Vrasja
Në qershor të vitit të kaluar, Billa ishte pranë qendrës Tregtare “Kristal Centre”, ku ka marrë plagë në kokë dhe në trup, që kanë çuar në vdekjen e tij të menjëhershme. Nga mënyra se si atentati është kryer, bëhej fjalë për një ekzekutim mafioz.
Billa, i njohur ndryshe si Herland Bilali, ishte një emër i njohur për drejtësinë angleze. Ai 8shte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Prel Markut, ngjarje e ndodhur në 2006. Ai u shpall fajtor për tre akuza, “Vrasje” , “Vrasje mbetur ne tentative” dy herë si dhe “Plagosje me dashje”.
Dy persona të tjerë u plagosën nga plumbat gjatë të shtënave. Pronari i klubit në Angli Musa Rrahmani u plagos edhe u hodh nga dritarja e katit të dytë për të shpëtuar.
Billa nuk e ka kryer dënimin, në rrethana ende të paqarta ka ardhur në Shqipëri dhe ka hapur një biznes për dhënien me qira të makinave. Bëhet fjalë për një biznes të lokalizuar te “Qytet Studenti” i hapur në 27 janar të vitit 2020.
Autorët e vrasjes
Billën e nxori në pritën e vrasësve Adjola Lakra, një vajzë 26 vjeçare, e cila kishte arritur ta joshte viktimën. Ajo u arrestua me urdhër të prokurorisë.
Ajo spiunoi lëvizjet e Billês tek Viktor Marku, i dyshuarit si autori kryesor që qëlloi me breshëri automatiku me silenciator ndaj Billës. Bashkë me Markun, u arrestua edhe nipi i tij Sebastian Mali.
Adjola Lakra ishte infiltruar nga hasmi për ta nxjerrë biznesmenin në pritë. Fillimisht në dëshminë e saj ajo u shpreh se ishte paguar nga Viktor Marku, për ti qendruar pranë Billës, por më pas përpara prokurorëve ka mohuar kategorikisht përfshirjen e saj në këtë vrasje, teksa ka hedhur poshtë dhe zërat se ajo ishte paguar për të nxjerrë në pritë viktimën.
Hekuran Billa ishte në hasmëri me Viktor Markun, pasi në vitin 2006 ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait, Pal Marku në Angli. Po ashtu, në pranga është edhe nipi i Viktor Markut, Sebastian Mali, i cili ka vëzhguar lëvizjet e Billës dhe ka njoftuar autorët për të kryer ekzekutimin.