Disa shkojnë shumë rrallë në Kuvend, por edhe kur shkojnë, në vend të merren më hartimin dhe përmirësimin e ligjit, detyrë për të cilën paguhen nga shqiptarët, shikojnë porno.
Këta janë deputetët shqiptarë. Disa prej tyre shohin video erotike dhe porno gjatë gjithë seancave plenare. ‘Vesi’ i tyre, nëse mund ta quajmë kështu, është bërë problem disa herë, madje edhe temë diskimi në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend, por fenomeni vazhdon.
Kuvendi ka miratuar edhe një kod etik, por askush nuk do t’ia dijë për të. Gramoz Ruçi u ka tërhequr disa herë vëmendjen deputetëve që të kenë kujdes dhe të jenë seriozë, por dise prej tyre kanë dalë jashtë kontrollit. Përveç hapjes së faqeve porno, deputetët, pas masave anti-covid, marrin pjesë në mbledhjet online të Kuvendit, nëpër mejhane dhe klube.
Edhe për këtë Ruçi u ka tërhequr vëmendjen. Megjithatë, situata është kaotike në Kuvend. Disa deputetë të tjerë, gjatë një vitit, nuk janë shfaqur asnjë ditë në Kuvend. Ata e mbajnë mandatin e deputetit vetëm për marrë tendera dhe koncesione, me kompani që i kanë kaluar në emër të fëmijëve dhe shokëve.
Megjithatë, hapja e faqeve të porno, në vend që të hapin ligjet, është vërtetë e rëndë.
Sociologu Edmond Dragoti ësntë i mendimit se deputetët janë përdoruesit më të mëdhenj të pornografisë, pasi nuk kanë aktivitete intelektuale gjatë seancave parlamentare.
“Përdoruesit më të mëdhenj të pornografisë janë deputetë. Kjo sepse nuk kanë aktivitetet intelektuale apo të natyrave të tjera gjatë seancave dhe s’janë mësuar shumica me diskutime intelektuale. Impulset i transferojnë në fitime të natyrave të tjera, jo të kënaqësisë seksuale”, ka pohuar Dragoti.
Kohë më parë, deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, u ka kërkuar kryetarëve të grupeve parlamentare që ta diskutojnë këtë shqetësim me deputetët që hapin faqe në internet me përmbajtje jo etike.
“Është ngritur një shqetësim lidhur me sjelljen e deputetëve në sallën e Kuvendit dhe raporti me medien. Meqenëse ne i kemi të gjitha kamerat lart, shumë deputetë gjatë seancave hapin internetin në faqe nga më të ndryshmet dhe ndonjëherë jo etike dhe pastaj dalin në media.
Ky është një problem i madh shqetësues, sepse ka raste që edhe deputetët acarohen me stafin e Kuvendit, ndërkohë që stafi i Kuvendit, qoftë edhe ata që mbulojnë medien nuk mund të mbajnë përgjegjësi për veprimet tona si deputetë, që hapim, lexojmë dhe medie nga lart pastaj i nxjerr.
E them këtë që ju kryetarët e grupeve parlamentare është mirë, është pjesë e etikës në fakt dhe Rregullorja e Kuvendit e ka që nuk përdoren celularët, por… Ata janë ankuar…
Ekzakt, por ata nuk mund të ankohen për stafin e Kuvendit, nëse i stafi i Kuvendit nuk arrin dot të menaxhojë mediet lart”, është shprehur Hysi.