Prapaskena

Vranësira dhe rrebeshe shiu, mbasdite kthjellët, ja si do jetë moti për sot

Publikuar: 30/01/2021

Dita sot nis me vranësira dhe rrebeshe shiu në pjesën më trë madhe të vendit. Në zonat e thella malore do ketë reshje bore.

Ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që herë pas here të kemi intervale me kthjellime. 

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga  -2°C  deri në 13°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.

Rajoni dhe Europa: Një sistem i dendur varnësirash  frontale ka përfshirë Europën perëndimore dhe qëndrore duke sjellë reshje të dendura shiu e dëbore.

Po ashtu gjithë Jugu dhe Lindja e europës mbeten me reshje shiu e dëbore. Ndërsa mot të kthjellët do kenë vendet Nordike.

“Për të gjithë ju që komentoni virgjërinë time…”, Sindi e “Për’Puthen” çudit me deklaratën e fundit (Fotot)



Më të lexuarat