Pas publikimit të fotove në ditën e djeshme të Beartit dhe Teas, së fundmi në rrjet po qarkullon një teori tjetër, sipas të cilës Tea është shtazënë.
Tea u zbulua se kishte qenë në një lidhje dashurie me Beartin, dolën foto duke u puthur dhe dalë nga hotelet, ndërsa në Për’Puthen kishte luajtur, gjë e cila u pranua edhe nga Andi, djalin me të cilin ajo doli gjoja çift.
Nëse thashethemet e fundit se Tea është shtatzënë janë të vërteta, mbetet për t’u parë se me cilin, me Beartin, Andin, Lokon apo me Arbërin. Me këta dy të fundit ka pasur një afrimitet të madh dhe nuk përjashtohet ndonjë lidhje në prapaskenë.
Ndërkohë që një tjetër konkurrent i “Për’puthen” është larguar nga programi. Bëhet fjalë për Arbër Aruci, i cili lajmin e ka dhënë përmes një postimi në “Instastory”.
Arsyeja e largimit është për shkak të disa angazhimeve personale jashtë Shqipërisë, shkruan Arbri.
“Përshëndetje miqtë e mi dua te boj nje njoftim per te gjith ju qe me keni ndjekur dhe mbështetur deri tani, kam vendosur te mos jem me pjese e emisionit per arsye personale te disa angazhimeve dhe detyrave shume te rëndësishme te lëna pezull jashtë Shqiperise”.
Ai nuk la pa falënderuar produksionin dhe kolegët që e mbështetën në këtë aventurë, që prej fillimit kur hyri në emision.
Por, përmes një tjetër postimi, ai “thumboi” lidhur me ngjarjen e fundit mes Teas-Beartit e Andit. “Shyqyr qe dola single une me pa Zoti”, shkruan ai.
Kujtojmë që ditë më parë, Tea kishte dalë çift me Andin nga emisioni i “Për’puthen”, dhe kishte hedhur poshtë të gjitha akuzat në drejtim të saj për një lidhje të mundshme jashtë programit.
Por, siç duket çifti i vërtete Bearti – Tea, kanë qenë që një kohë të gjatë në lidhje dhe kanë frekuentuar restorante në qytetin e Kosovës.