Prapaskena

Largime masive nga LSI, të rinjtë shpërthejnë ndaj Metës e Kryemadhit: Duan shërbëtorë!

Publikuar: 30/01/2021

Prej javësh tashmë po deklarojnë largimin nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe qindra anëtarë dhe simpatizantë të saj.

Së fundmi edhe disa të rinj janë larguar nga LSI dhe do të marrin sot teserën e PS-së.

“Edhe unë nuk ndihem më e përfaqësuar si të gjithë ne. Nuk jemi as të parët dhe as të fundit. Në këtë situatë që ka shkuar LSI të gjithë janë kthyer kundrejt zyrave të PS-së, si anëtarët më të rinjtë të kësaj partie”.

“Nuk jemi më të përfaqësuar ndaj LSI-së dhe jemi kthyer drejt zyrave të PS-së”, kjo është përgjigja e tyre kur ata pyeten se përse kanë marrë këtë vendim që të largohen nga kjo parti.

“Sot me LSI-në nuk na lidh më asgjë, përveç një rrethi të ngushtë interesash familjare dhe politike. Jemi të keq ardhur që LSI është kthyer sot në një parti ku duhet të jesh ose kushëri ose shërbëtori i familjes se udhëheqjes. Mjafton të përmendim kryetarin e bashkisë dhe kandidatë të partisë sot, të gjithë kushërinj të Metës dhe shërbëtorë të Monikës. Si mund të bëhemi shërbëtorë të kushërinjve të tyre gjoja në emër të rinisë?! LSI thotë se Shqipëria është shtëpia juaj, ndërsa LSI vet është shtëpia e kushërinjve dhe shërbëtorëve të tjerë që tjetër bëjnë dhe tjetër thonë. Ne nuk jemi fasada e propagandës së Monikës dhe Metës, ndaj sot kemi vendosur të ikim nga shtëpia e kushërinjve dhe shërbëtorëve, por jo nga Shqipëria. Ne do të regjistrohemi si anëtarë të PS, aty ku po regjistrohen përditë ata që LSI e kishin pasion jo pazar. Boll më! Do të vazhdojmë të angazhohemi si qytetarë në politikë për Beratin që duam dhe PS.



Më të lexuarat