Në ditët e saj të fundit të mandatit të dytë qeveria Rama po vazhdon t’u bëjë dhurata oligarkëve, ose duke u dhënë koncesione pa garë, ose duke u zbritur detyrimet që i kanë shtetit, por ajo që bie në sy është fakti se ajo nuk ka bërë asnjë sforco për zbutur dëmin ekonomik që shkaktoi pandemia tek shtresat më të varfra.
Shqipëria, sipas vlerësimeve të FMN-së, ka alokuar më pak fonde si mbështetje direkte te qytetarët e saj në paketat e ndihmës anti-COVID, me vetëm 1.2% të Prodhimit të Brendëshëm Bruto.
Shqipëria, sipas vlerësimeve të FMN-së, ka alokuar më pak fonde si mbështetje direkte te qytetarët e saj në paketat e ndihmës anti-COVID, me vetëm 1.2% të Prodhimit të Brendëshëm Bruto.
Të dhënat e fundit të nxjerra prej Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se në rajonin tonë të gjithë kanë shpenzuar më shumë për të mbrojtur shtresat më vulnerabël të shoqërisë.
Kështu ato kanë dhënë këtë ndihmë direkte për popullsinë përmes paketave të veçanta: 2% Maqedonia, 5.2% Bosnja, 5.6% Serbia, 8% Mali i Zi dhe 5.6% Kosova.
Loja me video/ Kush gënjen për paketën e tretë, Rama apo Basha?
Me gojën e tij edhe kryeministri Rama e kishte premtuar në 13 prill një paketë të tretë por, kur erdhi dita e lëvrimit të saj në fund të majit ai bëri një kthesë 180 gradë duke deklaruar se kjo qe e panevojshme pasi izolimi kishte përfunduar dhe njerëzit i qenë kthyer punës.
Por kjo situatë bëhet edhe më e rëndë kur shikohen dokumentat dhe rezulton se Shqipëria është një nga vendet që sidomos në gjysmën e parë të vitit 2020 e ka rritur më shumë borxhin e saj duke e kaluar me kohë tavanin e mbi 80% të PBB.
Sipas të dhënave të Eurostat për BE-në dhe Komisionit Europian vendi ynë ka pasur rritjen e gjashtë më të lartë të borxhit publik në Europë, me 13.8 përqind.
Ne renditemi (në krahasim me periudhën e para krizës, fundin e 2019-s), pas Qipros që e rriti borxhin me 19.2 pikë përqindje, Belgjikës (16.6 pp), Francës (16 pp), Italisë (14.7 pp), Spanjës (13.8 pp).
Po atëhere si shpjegohet njëkohësisht marrja borxh në këto nivele të larta edhe për vende të zhvilluara të BE-së dhe nga ana tjetër ndihma më e vogël direkte e mundshme pë rata që u prekën ekonomikisht nga pandemia?
Pikërisht tek kjo mospërputhje duhen kërkuar privilegjet që qeveria i bën oligarkëve të saj që i ka edhe aleatët realë para zgjedhjeve të 25 prillit.