Prapaskena

E ekzekutoi i ati, xhaxhai i Albert Krasniqit fjalë prekëse për nipin: Zemrën na ke thy…

Publikuar: 30/01/2021

Tri ditë pas vrasjes nga i ati të biznesmenit Albert Krasniqi në Kosovë, xhaxhai i të ndjerit Ismet Krasniqi ka shkruar një mesazh prekës në “Facebook”.

“Ah nipi jem po vështirë me shkru për ty,zemrën na ke thy o Albi Zoti te shpërbleftë me xhehnet oj zemra jem. Do të jemi me zemër të thyer deri sa të takohemi në botën e ahiretit!”, ka shkruar ai.

Albert Krasniqi u vra nga babai i tij, Skënder Krasniqi. Sipas mbrojtjes së Krasniqit, vrasja e Albertit ishte aksidentale.

Versionet janë disa, ndër të cilët, mediat në Kosovë theksojnë se shkak i sherrit ishte kërkesa e të atit për të birin që të dorëzohej, pasi ishte në kërkim për dhunë ndaj ish-gruas.



Më të lexuarat