Një e moshuar ka rënë pre e një grabitjeje mbrëmjen e djeshme në Lushnj, ku16-vjeçarja, Kristjana Beqiri, e ka dhunuar mizorisht për t’i marrë para ose sende me vlerë.
Ngjarja ka ndodhur dje mbrëma, rreth orës 09:40, ku Lume Zela, 64 vjeçe, ndodhej në shtëpi, kur tek dera i ka trokitur adoleshentja.
Vajza i ka kërkuar që ta lejojë që të hyjë në shtëpi me “historinë” se ishte e sëmurë me vrimë në zemër.
Gruaja e la të hynte, duke i dhënë edhe një gotë me ujë, ndërsa në këtë moment, ajo e ka qëlluar me spraj djegës, e ka kapur nga duart dhe e ka mbyllur në dhomë.
“Më tërhoqi zvarrë”,-thotë Lume Zela, në rrëfimin e saj pas ngjarjes.
Çfarë ndodhi më pas?
Kristjana nisi kërkimin nëpër shtëpinë e Zelës për të gjetur send me vlerë, ndërsa pasi ka parë që nuk ka mundur të gjejë dot asgjë, ka telefonuar shokun e saj, 18-vjeçarin Julian Kiptiu, i cili dyshohet se e ka ndihmuar të largohet nga banesa e të moshuarës.
Pasi dy adoleshentët janë larguar, e moshuara thotë se e kanë lënë të kyçur në dhomë.
Ajo ka dalë duke thyer xhamin, ka telefonuar policinë dhe ka mundur të shpëtojë.
Gruaja tha pas ngjarjes se në banesë ka patur disa florinj, të cilët nuk dihen nëse i ka marrë, pasi është ende duke kontrolluar.
Ngjarja është parë edhe nga fqinjët, të cilët kanë deklaruar në polici se kanë fiksuar momentin kur 16-vjeçarja ka trokitur në derë, por nuk janë afruar pasi kanë menduar se ishte mbesa e Lume Zelës.
Të dy janë identifikuar dhe janë arrestuar nga Policia, ndërsa mbi ta rëndon akuza e “Vjedhjes me dhunë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”.