Deputetja Reme Lala ka zgjedhur që t’i përgjigjet pyetjeve të shumta që i vijnë në Instagram.
Një prej tyre është edhe pyetja që lidhet me figurën e babait të saj, Imer Lala, ku komentues i e ka quajtur ‘kriminel’.
Imer Lala është akuzuar nga Lulzim Basha si njeri i krimit. Lala doli në dosjen 184 të Dibrës, ku në përgjime thoshte se po takonte Bablokun e madh, pra Edi Ramën.
Si është të jesh vajza e një krimineli, ishte pyetja ku Lala jep këytë përgjigje: U mendova shumë në fakt që ta postoj këtë apo jo duke qenë se vajza/djali me një profil fallco më drejtohet në këtë mënyrë vendosa dhe unë t’i kthej përgjigje, meqë ke shkruar disa herë.
E dashur/ i dashur, nëse të ndihmosh njerëzit, t’i hapësh derën çdokujt që ka nevojë, të jesh aty për ta kur nuk është askush, të gjendesh në ditën më të vështirë të një të panjohuri, të falësh respekt, të bën të jesh kriminel, atëherë duhet ta rikonceptojmë kuptimin e fjalëve.
Për të gjithë ata që mendojnë se mund të më indimodojnë me thashetheme dhe të tilla fjalë, jo vetëm ti që e shkruan këtë, por kushdo që e mendon, më lejoni t’ju them se veçse më shtoni vlerësimin që kam për tim atë dhe njësoj i shtohet të gjithë atyre që e njohin.
Ne jemi mësuar që koha t’i tregojë të vërtetat, ndaj koha do t’i tregojë dhe përgjigjet e pyetjeve apo komentet e këtij lloji, që për hir të së vërtetës unë kurrë nuk do t’ja bëja një vajze për babin e saj”.