Zbardhet lista me 9 deputetët më të pasur në vendin tonë. Lista kryesohet nga deputeti i PSD-së, Tom Doshi, i cili numëron në pasurinë e tij 30 milionë euro. Doshi është futur në listën e zezë nga SHBA.
Në vend të është Agron Shehaj. Ky i fundit diferencohet me 7 milionë euro nga vendi i parë.
Mes më të pasurve në parlament është edhe ish-i zgjedhuri i LSI-së, Agron Çela, ndërkohë që më shumë vende zënë socialistët.
Ndryshe nga të tjerët është vetëm Fate Velaj. Ai ka vlerësuar vetë pasurinë e tij, përfshirë edhe koleksionin e artit, duke u deklaruar se vlen 1.4 milionë euro.
Më “i varfëri” ndër të pasurit e Kuvendit është Alket Hyseni, i cili shënon jo më pak se 1 milionë euro.
LISTA E PLOTË:
Tom Doshi- PSD me pasuri 30 milionë euro
Agron Shehaj-PD 23 milionë euro
Agron Çela- LSI 11.4 milionë euro
Adnor Shameti- PS 5.3 milionë euro
Anastas Angjeli- PS 2 milionë euro
Fate Velaj- PS 1.4 milionë euro (koleksione artistike)
Tatjana Biro- PS 1.1 milionë euro
Alket Hyseni-PS 1 milionë euro