Një aksident masiv është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit.
Aksident ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Uznovë, në afërsi të Spitalit Rajonal të Beratit dhe dyshohet se në ngjarje janë përfshirë 7 automjetet.
Një automjet BMW ka marrë përpara automjetet e tjera duke shkaktuar edhe të plagosur. Të plagosur nga aksidenti kanë mbetur shtetasit Ervis Domazeti dhe Eri Ilia, 38 vjeç.
Nga informacionet paraprake, drejtuesi i BMW është përplasur me automjetet që kanë qenë të parkuara, ndërsa pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.