Analisti Baton Haxhiu ka vënë një bast publik mbrëmjen e djeshme në “Opinion”.
Haxhiu, teksa fliste për sondazhet e bëra publike së fundmi që nxjerrin fitues kryeministrin Edi Rama, ka vënë bast me karrierën e tij.
Ai është shprehur se nëse Rama nuk del fitues, ashtu siç është parashikuar, nuk do të dalë më në televizione.
“Nëse s’del sondazhi im që Rama fiton, unë s’dal më në TV. Çështje e mbyllur”, tha Haxhiu.