Prapaskena

Kush është i riu që u vra nga i ati në Prishtinë, lidhja me Noizyn

Publikuar: 27/01/2021

Albert Krasniqi dyshohet se është vrarë sot nga babai i tij. Edhe pse nuk dihen motivet që kanë çuar deri të vrasja, mediat raportojnë se vrasësi dhe viktima janë babë e birë.

Ndërsa, Krasniqi ishte i përfshirë në plagosjen e reperit nga Shqipëria Noizy në qendër të Prishtinës. Plagosja kishte ndodhur më 13 shtator të vitit 2016 .

Rigels Rajku i njohur si Noizy është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur. Ndërsa, Albert Krasnqi ishte dënuar nga Gjykata me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para, raporton Express.

Vendimi i gjykatës e ngarkonte Krasniqin edhe me një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë.

Shpallja e gjykimit është bërë në një seancë, ku dy të akuzuarit nuk kanë marrë pjesë.



Më të lexuarat