Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘”Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 duke folur për largimin e të rinjve, kryesisht infermierëve ka folur dhe për post-luftën e saj pasi është operuar nga kanceri në qafën e mitrës.
Kryemadhi thotë se 1 ose 2 herë në vit është e detyruar që të marrë serum në gjak. Sipas saj, ajo e ka të vështirë të gjejë infermierë në Shqipëri që i gjejnë venat pa e shpuar të paktën 10 herë.
Ajo thekson se është vetëm një djalë që i gjen direkt venën, dhe nëse ai ikën Gjermani, atëhere ajo do përfundojë të paktën 1 herë në vit e shpuar në damarë.
‘’Nëse kam erdhur në këtë drejtim. Nuk e kam thënë asnjëherë, po e them këtu sot. Unë jam një person i kategorizuar me kancerin në qafën e mitrës, që jam operuar. 1-2 herë në vit duhet të marr serum në gjak. E kam të vështirë të gjej infermier në Shqipëri, të më çpojë e gjejë venat pa 10 herë. Është vetëm një djalë, i cili e ka aftësinë për të gjetur. Nëse ky djali ikën Gjermani, unë do përfundoj 1-2 herë në vit do shpohem në damarët e qafës. Imagjinoni qytetarët e tjerë. Sa të vështirë e kanë qytetarët me COVID-19. Sot duhet infermier, nesër elektricist, hidraulik. Duhen inxhiniera, specialistë. Duhen inxhinierë nafte. ‘’- tha Kryemadhi.