Prapaskena

I tha djali që ishte i paparë në krevat/ I flet Sindi: Uaa ik more, do të heq vizën

Publikuar: 26/01/2021

Erlindi nuk ka hezituar të flasë për seksin në takimin e dytë me Sindin, të cilës i tha se është dominant në krevat.

Kjo ka ngjallur shumë diskutime në studio, ku Lediana u shpreh se nuk bëhet kjo bisedë, ndërsa djali i ri që hyri në program, Riniani tha se e sheh Sindin shumë të ftohtë.

Në fakt Sindi i hoqi vizën Erlindit, pasi në takimin e radhës zgjodhi Lokon, një djal inteligjent.

Pjesë nga biseda:
Erlindi: Nëse ne të dy shohim që nuk ka vazhdimësi, nuk ka tërheqje, duhet të stopohemi. Gjërat më interesante në një lidhje është ti jap femrës vëmendje, edhe normalisht s*ks të mirë.

Sindi: Pse çfarë do bësh ndryshe nga të tjerët? Çfarë aftësish ke ti? Je eksperimental? Je dominant?

Erlindi: Kam aftësitë e mia. Nuk jam dominant, por në krevat jam.

Nisin debatet në studio

Lediana: Të duket e drejtë të thuash në takim të dytë ato gjëra që the?

Erlindi: Çfarë thashë?

Lediana: Nuk më pëlqeu biseda që bëhet.

Lediana: Të duket e drejtë të thuash në takim të dytë ato gjëra që the?

Erlindi: Çfarë thashë?

Lediana: Nuk më pëlqeu biseda që bëhet.

Erlindi: Ne e kemi bërë në takim të parë. Ti e ke kompleks të flasësh për seksin. Ti e ke problem, mos fol.

Sindi: Në momentin që unë se kam problem, është tipi jot që të mos e pranosh. Por është bisedë normale mes dy njerëzve.

Arjani: Ti Erlind, aty u skuqe, Sindit nuk i bëri përshtypje. Bëre sikur e kishe bindur për të gjitha gjërat dhe i kishte mbetur ti tregoje dominancën në krevat.

Riniani: Nuk më pëlqeu takimi. Mu duk si një djalë që pëlqente një vajzë dhe një vajzë që dëgjonte shokun e vet. Nuk pashë ndonjë kimi. Sindi nuk ishte e interesuar. Për mua është më mirë sepse kur kam hyrë, Sindin e kam vënë në pikëpyetje. Akoma nuk di ta lexoj Sindin. Njëherë më duket shumë ëngjëllore, njëherë shumë e aftë në dialog, kurse këtu e pashë të ftohtë. Dhe këtu nuk e pashë të interesuar, nuk e di pse nuk ia thua.



Më të lexuarat