E përditshmja britanike Daily Expres i ka kushtuar një shkrim numrit të shqiptarëve në burgjet angleze.
“Gangsterët shqiptarë “përmbytin” qelitë angleze.
“Shqiptarët tanimë janë grupi më I madh I të huajve në burgjet angleze, kjo si pasojë e marrjes nën kontroll të trafikut të drogës nga gangsterrët shqiptarë”, shkuan Daily Express.
Numri shqiptarëve në burgjet angleze thekson kjo gazetë është rritur nga 355 në 2014 në 1.023 në 2021.
Kjo do të thotë se përafërsisht 12 shqiptarë çdo muaj gjatë 6 viteve të fundit është dënuar nga drejtësia angleze.
“Sipas Ministrisë të Drejtësisë këto të dhëna tregojnë se shqiptarët në burgjet e Anglisë dhe Uellsit përbëjnë numrin më të madh të shtetasve të huaj pas se vinë nga një vend i vogël post komunist me popullsi prej 2.8 milion banorë” shkruan Daily Express.
David Spencer, nga Qendra e Parandalimit të Krimeve thotë për këtë gazetë se:
“Shifrat tregojnë një rritje masive të kriminelëve shqiptarë në burgjet angleze dhe ky është një indikator I fortë se ata janë në zëmrës e spirales të problematikës me drogën. Kjo është një çështje të cilës policia dhe Ministria e Brendshme Home Office duhet ti japë prioritet në mënyrë minimizimin e rrolit të tyre”.