Janë bërë publike pamjet e të riut shqiptar që u qëllua me një plumb në kokë pasditen e të hënës në Greqi.
I riu është identifikuar si Mario Metaj, 27-vjeç.
Sipas mediave helene, shqiptari është qëlluar me një plumb në pjesën e pasme të kokës.
Fillimisht i riu kishte pësuar vdekje klinike, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në orët e vona të së hënës.
Policia njoftoi se i Metaj po udhëtonte me një automjet në zonën e Patras, ndërsa besohet se atentatin e ka kryer persona të një bande rivale.
Ndërkohë raportohet se policia ende vijon hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së kësaj ngjarje, pista e ndjekur prej tyre është ajo e “larjeve të hesapeve”.
Por kush është Mario Metaj?
Mediat greke shkruajnë se Mario Metaj njihej si një person tepër i dashur, me një shoqëri të zgjeruar.
Mario, ka punuar për vite të tëra në hotele të ndryshme, ka qenë i apasionuar pas futbollit.